GAZI NATYROR
✤ Gaz i djegshëm i përbërë kryesisht nga hidrokarbure të serisë së metanit, që gjendet i grumbulluar me sasi të mëdha në shtratimet e naftës dhe të gazit. Nga gjendja dhe përbërja e tij dallohen disa Uoje G. N.
G.N. shoqërues që nxirret së bashku me naftën, dhe që në kushtet e shtresës është i tretur në naftë ose në gjendje të lirë. Përmban fraksione të lehta të benzinës, propanit dhe butanit. Shpesh përmban edhe gaz sulfidrik, (deri në 12% në disa vendburime tona), gaz karbonik dhe azot. G.N. i mirëfilltë që nxirret nga vendburimet e gazit, në përgjithësi përmban një sasi të vogël fraksionesh të rënda dhe përbëhet kryesisht nga metani .(96-98%). Rrallë përmban gaz sulfidrik, ndërsa sasia e gazit karbonik dhe e azotit është e vogël.
G. N. i vendburimeve të gazokondensatit ose gazi i dendësuar ka përmbajtje të lartë fraksionesh të rënda të henzinës, të vajgurit, të gazoilit dhe nganjëherë edhe fraksionesh më të rënda të naftës. Në kushtet e trysnisë dhe të temperaturës në shtresë të gjitha hidrokarburet e këtyre vendburimeve janë në gjendje të gaztë, ndërsa kur dalin në sipërfaqe kthehen graduaiisht në lëng. Në gazin e dendësuar shpesh ka edhe gaz sulfidrik edhe gaz karbonik. Në vendburimet tona sasia e gazit të dendësuar arrin në 270 cm3, për 1 m3 normal G.N., ndërsa sasia e gazit sulfidrik arrin 3% dhe e gazit karbonik 10%.
G. N. i tretur në ujë të mineralizuar ka përmhajtje të lartë metani dhe tretet pak në ujë, rreth 1.5 m3 për çdo m3 ujë, në krahasim me 30 e deri në qindra m3 normal gaz që tretet në çdo m3 naftë. G. N. është lëndë djegëse praktike për përdorim të përditshëm dhe për prodhimin e energjisë, si dhe një lëndë mjaft e çmueshme për sintezën e shumë produkteve organike. Në vitet 70 gazi filloi të përdoret si lëndë e parë për prodhimin e plehrave azotike, në hidropastrimin e karhuranteve në Uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh etj. Në perspektivë do të rritet përdorimi i G.N. si Iëndë e parë teknologjike dhe do të jetë haza e zhvillimit të kimisë së naftës.
(R. Re.-S. Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gazi Natyror