GJËEGJËZAT


GJËEGJËZAT
✤ Krijime të vogla folklorike, zakonisht në vargje që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë. Quhen Ihe kashelashë, ojza, gjëza. Gj. kërkojnë të gjendet një send a dukuria për të cilën e hedhin fjalën, e përshkruajnë në mënyrë të figurshme ose me perifrazë. Ka dhe Gj. që u ngjajnë problemeve aritmetike ose kërkojnë zgjidhje çështjesh të ngatërruara. Sendet, dukuritë e çështjet rreth të cilave krijohen Gj. janë ato me të cilat ka pasur të bëjë populli gjatë jetës së vet: njeriu, shtëpia dhe orenditë shtëpiake karakteristike, mjetet e punës, ushqimet, veshja etj. Kjo, si dhe mjetet poetike-gjuhësore, u kanë dhënë Gj. shqiptare karakter të qartë kombëtar e origjinal. Te Gj. gjejmë vargje, ritme, rima, strofa e ndërthurje vargjesh të pasura.

Dikur Gj. përdoreshin edhe për të provuar zgjuarsinë e njerëzve, sot përdoren kryesisht tefëmijët. Përveç humorit, mprehtësisë dhe gjuhësfigurative, Gj. tërhoqën vëmendjen edhe për njoftimet origjinale rreth jetës materiale e shpirtërore të popullit. Botimi kryesor është: Folklor shqvptar, Gjëegjëzat (T, 1968).

(J.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjëegjëzat


[cite]