GJEOLOGJIA
✤ Tërësia e shkencave për tokën, që merren me prejardhjen, strukturën, përbërjen, historinë dhe proceset e zhvillimit të Tokës që nga krijimi i saj deri në ditët tona. Nga Gj. janë shkëputur dhe zhvilluar degë të veçanta si mineralogjia, petrografia, gjeokimia, gjeofizika, paleontologjia, stratigrafia, tektonika (shih), gjeologjia e vendburimeve të mineraleve të dobishme etj. Gj. është lidhur ngushtë me gjeografinë fizike, me gjeomorfologjinë etj. Në degët teorike bazë të Gj. mbështeten shkencat e zbatuara që merren me kërkimin dhe vlerësimin industrial të lëndës së parë minerale si dhe Gj. inxhinierike, hidrogjeologjia (shih) etj.
Gj. është shkencë e re në Shqipëri. Para Çlirimit studimet gjeologjike janë kryer nga gjeelogë të huaj, kryesisht të ushtrive pushtuese ose të shoqërive koncesionare, numri i specialistëve vendës ishte i papërfillshëm. Pas Çlirimit, me mëkëmbjen e minierave, filluan kërkimet e para gjeologjike me pjesëmarrjen e specialistëve të huaj dhe me kuadrot e parë të mesëm e të lartë shqiptarë.
Me krijimin e shërbimit gjeologjik (shih), me zgjerimin e shkollave të mesme profesionale dhe me hapjen e Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave (shih) u rrit edhe numri i gjeologëve, të cjlët sot kryejnë e drejtojnë të gjitha llojet e studimeve dhe të punimeve gjeologjike në Shqipëri. Ndihmesë japin edhe gjurmuesit popullorë.
Gj. në Shqipëri është zhvilluar shpejt sidomos në tre dhjetëvjeçarët e fundit në luftë me përpjekjet e armiqve të jashtëm e të brendshëm për të paraqitur shtrembër ndërtimin gjeologjik dhe për të errësuar perspektivën për mineralmbajtjen e truallit shqiptar. Janë përpiluar Harta Gjeologjike e Shqipërisë në shkallë 1:200000 (shih), harta më të hollësishme për rajone të veçanta, u kryen studime për njohjen e stratigrafisë, të tektonikës dhe të magmatizmit të Shqipërisë. U zhvilluan sidomos degët e Gj. që merren me kërkimin dhe vlerësimin industrial të mineraleve të dobishme, të naftës e të gazit, të qymyrit, të xeherorëve të kromit, të bakrit, të hekur-nikelit, të boksitit, me kërkimin e lëndës së parë për ind. e materialeve të ndërtimit dhe të çimentos, të qelqit e të qeramikës, gjetjen e ujit të pijshëm e industrial, me studimet gjeologjike e sizmologjike në ndërtimin e HEC dhe objekteve të rëndësishme industriale. Është krijuar shkolla gjeologjike shqiptare. Vëllimi i punimeve për kërkimet gjeologjike është shtuar vazhdimisht. Kështu më 1984, në krahasim me v. 1950 e 1960, vëllimi i shpimeve gjeologjike ishte rritur përkatësisht 61 dhe 7 herë, ndërsa vëllimi i galerive po për këtë qëllim ishte rritur 191 dhe 6,5 herë. Për kryerjen e punimeve janë ngritur ndërmarrje dhe institucione të speeializuara në rrethe e në qendër, që përbëjnë shërbimin gjeologjik. Studime gjeologjike kryhen edhe në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave . të UT, e në institutet e studimeve dhe projektimeve gjeologjike në Tiranë e në Fier. Një ndihmesë të madhe për zhvillimin e kërkimeve gjeologjike dhe për rritjen e mundësisë parashikuese për mineralet e dobishme japin edhe punimet gjeofizike e gjeokimike që kryhen nga ndërmarrje e institucione të specializuara.
Arritjet e Gj. shqiptare janë pasqyruar në raportet dhe studixnet e shumta, në tekste mësimore, në sesione e konferenca shkencore. Punimet botohen në organet e shtypit shkencor gjeologjik, si: Përmblëdhje studimesh, Buletin i shkencave gjeologjike, Buletin i naftës dhe gazit, Buletin i shkencave të natyrps (shih). Shkencat gjeologjike shqiptare përfaqësohen edhe në botën e jashtme nëpërmjet pasqyrimit të problemeve të stratigrafisë, tektonikës dhe të magmatizmit të Albanideve në veprimtaritë ndërkombëtare gjeologjike. Për organizimin, drejtimin e zhvillimin e kërkimeve gjeologjike kanë dhënë ndihmesë të veçantë Adil Çarçani. Xhafer Spahiu, etj. Për studime e kërkime të mineraleve të dobishme kanë dhënë ndihmesë edhe Zihni Sinoimeri, Eshref Pumo, Skënder Dede, Tomi Kristo, Haki Caslli etj.
(E.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjeologjia