GJEOLOGJIA DETARE


GJEOLOGJIA DETARE
✤ Degë e gjeologjisë që merret me studimin e ndërtimit gjeologjik të fundit të deteve dhe oqeaneve, veçanërisht me studimin e shelfit detar. Është zhvilluar sidomos 30 vjetët e fundit, lidhur me kërkimet dhe nxjerrjen e naftës në mjaft treva detare të Botës.

Në Shqipëri kryhen vrojtime dhe studime për gjeologjinë e shelfit detar të Adriatikut, për të sqaruar perspektivat e përmbajtjes së mineraleve të dobishme. Bëhen vrojtime të drejtpërdrejta në fundin e detit me zhytje nënujore, duke marrë dhe arializuar mostra nga shkëmbinjtë e llumi i fundit të detit, si dhe punime gjeofizike, kryesisht elektrometrike, radiometrike dhe sidpmos sizmike. Punime të tilla gjeologjike do të shtohen në të ardhmen.

(A.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjeologjia Detare


[cite]