GJINESHTRA


GJINESHTRA
✤ (Spartium junceum L.). Shkurre mesdhetare e familjes bishtajore (Leguminosae) deri 3 m e lartë me degë me rrëvaga, të epshme, të gjelbra, me gjethe të rënshme, të rralla, gjatore-heshtore, me lule të verdha rreth 2.5 cm të gjata, me erë të . kënashme, me lulesë vile që lulëzon në maj-korrik. Bënfrut një bishtajë, vizakegjato.re. deri .7 cm, frytëzon në korrik-gusht. Gj. është. bimë mesdhetare. në Shqipëri rritet kudo në shpate të thata dhe në kullota të zonës së makjes, buzë t rrugësh etj. deri në lartësinë 1000 m, kryesisht në vende të ngrohta. Shumëzohet me farë. Kërcejtë e Gj. janë të ndërtuar nga inde që japin 10% fije deri diku të trasha, por të lehta, të përthyeshme e të qëndrueshme kundrejt thatësirës. Me to përgatiten litarë, shporta, thasë e tekstile të trasha. Përdoret edhe nga mjekësia. Degët e reja përmbajnë rreth 60% celulozë, e cila përdoret për të përgatitur letër shumë të hollë për cigaret. Të gjitha organet e bimës veçanërisht lulja e farat përmbajnë vajra esenciale e lëndë ngjyruese.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjineshtra


[cite]