GJIRI I LALËZIT


GJIRI I LALËZIT
✤ (Gjiri i Shën Pjetrit). Gji në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit (Muzhlit të Skënderbeut) në V dhe Bishtit të Pallës në J. Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut VL të gjirit. Është i hapët nga ana e detit. Gjerësia e hyrjes është 20 km, gj.atësia e vijës bregdetare 35 ,km. Thellësitë brenda në gji janë të vogla. Bregdeti me përjashtim të pjesëve që i përkasin Kepit të Rodonit (shih) dhe Bishtit të Pallës (shih), është i ulët, me laguna e vende-vende moçalor (laguna e Bishtarakës, etj). Në gji derdhen Erzeni, përroi i Tarinit, ai i Vorbës etj. Ata depozitojnë sasi të mëdha materialesh të ngurta dhe janë shkaku i nd.ryshimit të vazhdueshëm të vijës bregdetare të gjirit (e cila përparon në kurriz të detit) dhe e cektësisë së tij. Erzeni formon një deltë në rritje (me gjatësi 2 km, gjerësi 2.5 km dhe sipërfaqe rreth 2 km2). Gjiri mbrohet mirë nga erërat veriore, por është i hapët ndaj erërave të drejtimeve të tjera.

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Lalëzit


[cite]