GJIRI I RODONIT
✤ Gji në pjesën J të gjirit të Drinit (shih) ndërmjet kepit të Rodonit dhe grykëderdhjes së lumit Mat. Ka gjatësi rreth 13 km dhe gjerësi më të madhe 7 km. Thellësitë zvogëlohen gradualisht drejt brigjeve. Bregdeti J i Gj. të R. është formuar nga shpatet V të vargut të kodrave të Muzhlit, që zbresin butë duke i dhënë .vijës së bregut një formë të lakuar. Bregdeti L është i ulët dhe ranor, zonë grumbullimi. Ndërmjet grykëderdhjeve të Matit e Ishmit ndodhet lugina e Patokut, e cila dikur ka qenë një gji i zakonshëm detar. Nga zgjatja e vazhdueshme e shigjetave ranore të formuara në grykëderdhje prej lëndës së ngurtë që derdhin në det këta dy lumenj, gjirf i Patokut pothuajse është mbyllur dhe është kthyer në lagunë. Gj. i R. është i mbrojtur ndaj erërave J e L. Temp. e ujit lëkundet prej 11.6°C në shkurt deri 23.7°C në korrik. Në bregun ranor që ndan sot lagunën me detin, shtrihet plazhi i Patokut.
(A.Se.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjiri I Rodonit
[cite]