GJIRI I SHËNGJINIT


GJIRI I SHËNGJINIT
✤ Gji në pjesën VL të gjirit të Drinit (shih) ndërmjet kepit të Shëngjinit dhe grykëderdhjes së Drinit të Lezhës. Ka gjatësi rreth 5 km dhe gjerësinë më të madhe 2 km. Në përgjithësi është i cekët, sidomos në bregun e tij L, thellësitë zvogëlohen gradualisht drejt bregut. Bregdeti L është i ulët dhe ranor, zonë tipike grumbullimi. Bregdeti V është i lartë, shkëmbor, i tipit të gërryerjes. Gj. i Sh. është i hapur ndaj erërave JP e P. Temp. e ujit të detit lëkundet nga 11.6° në shkurt deri 23.7° në korrik. Në pjesën VL të Gj. të Sh. shtrihet qyteti i Shëngjinit.

(A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Shëngjinit


[cite]