GJOKAJ
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VP), në të dy anët e rrugës automobilistike dhe asaj hekurudhore Vorë-Durrës. Përfshihet në sektorin Vorë-Gjokaj të NB «17 Nëntori». Banorët e fshatit’ kanë marrë pjesë në kryengritjet fshatare të Shqipërisë së Mesme (1914-1915) dhe në Luftën e Vlorës më 1920. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956, më 1961 u ngrit koop. e bashkuar, dhe nga v.1970 përfshihet në NB. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë perimet, sektori është shkollë e përvojës së përparuar për rritjen e perimeve. Gj. ka shkollë 8-vjeçare, njësi tregtare dhe të shërbimit komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjokaj


[cite]