GJYQI SPECIAL
✤ Gjykatë e posaçme e krijuar me vendimin e KANÇ, dt.25.12.1944, për të gjykuar kriminelët kryesorë të luftës, shqiptarë e të huaj. Trupi gjykues përbëhej nga 9 veta. Hetimet u> bënë nga një komision i veçantë i krijuar pranë Kryesisë së KANÇ me vendimin dt.28.5.1944. U dërguan në gjyq 60 të pandehur, të akuzuar sekishin përgatitur, lehtësuar e ndihmuar pushtimin fashist të vendit, kishin sabotuar qëndresën e popullit kundër këtij pushtimi, kishin bashkëpunuar aktivisht me pushtuesit, kishin kryer masakrime, shpërngulje në masë të popullsisë, kishin plaçkitur etj. Gjykimi vijoi nga 1 marsi deri më13 prill 1945. Nga të pandehurit 17 u dënuan me vdekje, 2 u shpallën të pafajshëm dhe të tjerët u dënuan me heqje të lirisë. «Populli pa atje, një muaj e gjysmë rresht, manovrat që ishinluajtur në kurrizin e tij, … pa si ishin kurdisur nga tradhtarët terrori, vjedhjet, çnderimet, si ishte kurdisur tradhtia, si ishte shitur shumë herë Shqipëria. Dhe përfaqësuesit e popullit të shumëvuajtur, të atij populli që s’kurseu asgjë për atdheun, dënuan pa mëshirë tradhtinë.» (Enver Hoxha, Vepra V.3, f.25).
(G.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjyqi Special
[cite]