GLLAVA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (V), në rrëzën J të malit të Gllavës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Gllavë e Vogël, popullsia gjithsej 809 banorë. G. është vendbanim i vjetër që në shek.V-VI e.r. Në një dokument të shek.XI (vitet 1019-1020) kryepeshkopi i Ohrit i jep peshkopatës së Beratit 40 bujkrobër, aty përmendet midis tyre dhe fshati G. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1842, u çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në prill 1957. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, dhe rritjen e bagëtive të imëta. G. ka shkollë S-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, Jsi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gllava
[cite]