GOMARI
✤ (Equus asinus). Kafshë shtëpiake njëthundrake e familjes së kuajve (Equidae), me trup më të vogël se kali, me ngjyrë të përhimët të errët deri në të zezë, me kokë të madhe, me veshë të gjatë. G. është me prejardhje nga G. i Abisinisë e i Somalisë. Në Shqipëri ai është i përhapur në të gjithë vendin. Në zonat fushore është më i zhvilluar, ka kërkesa më të pakëta për ushqim e trajtim në krahasim me kalin dhe qëndresë të madhe në punë e ndaj sëmundjeve. Ecën mirë në vende të pjerrëta e rrugë të ngushta malore. Jeton deri 35 vjet, periudhën e riprodhimit e ka të gjatë deri në 20 vjeç. Tekgomarica barra zgjat 1 vit deri 12 muaj e gjysmë. Kërriçi lind i vogël (12-15 kg), mëmëzohet shpejt dhe shkëputet në moshën 4-6 muajshe, vazhdon rritjen në natyrë së bashku me gomaricën pa asnjë kujdes të veçantë. Para Çlirimit ishte një nga kafshët kryesore për ngarkesë, ndërsa me përparimin e bujqësisë së kolektivizuar pas Çiirimit përdorimi i tij ka shkuar duke rënë.

(Dh.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gomari


[cite]