GOSTIMA
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, (JP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:Gjyralë, Shtëpaj, Shënavlash, Shushicë e Vogël, Kaçivel dhe Bizhdan, popullsia gjithsej 6000 banorë. Përmendet në burimet e shkruara që në shekullin XVII. Këshilli NÇ u krijua në mars 1943. Janë bërë dy përpjekje të mëdha midis forcave partizane e atyre gjermano-balliste, njëra në maj 1944 dhe tjetra në qershor 1944. Koop. bujqësore u krijua në gusht 1946. Më 1961 G. e vizitoi sh.Enver Hoxha. Drejtim kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, duhanit, panxharit të sheqerit dhe rritja e lopëve. G. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, klinikë dentare, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gostima


[cite]