GRAMATA
✤ Gji i vogël në anën P të Karaburunit në 3 të Gjirit të Ariut. Është përdorur që në antikitet si vendstrehim për anijet që kishin rrezik të përplaseshin e të shkatërroheshin në shkëmbinjtë e gadishullit. Në faqet shkëmbore të gjirit ka shumë mbishkrime të gdhendura nga detarët. Mbishkrimet e vjetra i shprehin mirënjohje Poseidonit, perëndisë së detit, që mbahej si mbrojtës i lundrimit nga stuhitë. Mbishkrimet e para janë të shek.IV p.e.r. dhe u përkasin detarëve me prejardhje të ndryshme që nga Deti i Zi dhe të Mesdheut, midis tyre është një mbishkrim që i përket perandorit bizantin Manuel në rnigë për në Venedik.
(F.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gramata
[cite]