GRIBA
✤ Mal në Kurveleshin e Sipërm në rrethin e Tepelenës, me lartësi 2122 m (Maja e Këndrevicës, shih). Ka trajtën e trupit të konit, me shpate të pjerrëta dhe kreshtë të sheshtë. Maja të tjera të larta janë: Maja e Kulthit (1907 m), e Tartarit (1971 m), e Sorrës (1857) e Lopsit (1837 m) etj. Është e ndërtuar nga gëlqerorë të mesozoit e të paleogjenit dhe më pak nga flishi, që përbëjnë një strukturë antiklinale asimetrike. Kurrizi i malit është i mbushur me gropa të shumta karstike. Vërehen gjurmë të akullimeve të kuaternarit (cirqe, morena etj). Mbulesa drusore është e rrailë, por ka kullota të shumta verore dhe bimë mjekësore. Në Dhëmblan ndoahet një pyll dafine që është shpallur rezervat. Jeton me shumicë thëllëza.
(F.Kr.) *.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Griba
[cite]