Grigor Gjirokastriti

Grigor Gjirokastriti

shqiptar ortodoks Grigor Gjirokastriti episkopi i Eubesë, i cili pas vdekjes së Vangjel Meksit arriti të botojë Ungjillin sipas Matheut në Korfuz, në vitin 1824. Duhet theksuar se ishte përkthimi i parë i Dhiatës së Re në Ballkan, dy vjet më përpara se ai bullgar dhe gati 20 vjet nga ai rumun. Më vonë në vitin 1827 botoi Dhiatën e Re në Korfuz, e cila pati jehonë të madhe tek arbëreshët e Greqisë saqë në vitin 1858 u ribotua në Athinë. Gjithashtu kemi dëshmi se mitropoliti i Eubesë Grigor Gjirokastriti ka përkthyer edhe disa broshura fetare, nga të cilat mund të përmendim: “Kryqi i Krishtit”, “Jeta e Shën Joan Pagëzorit”, “Ligji i artë” etj. Vite më vonë Grigori u fronëzua Mitropolit i Athinës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë 1976, faqe 178.
2-Mitropoliti i Korçës Joani, Një vështim i shkurtër mbi përkthimet fetare në Kishën Orthodhokse, Ngjallja, mars 1999, faqe 7,8.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]