GRUDA E RE


GRUDA E RE
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (V). Fshat i ri me popullsi të vendosur në vitin 1930, të ardhur nga krahina shqiptare përtej kufijve të sotëm shtetërorë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gruda e Re, Gucia e Re, Hoti i Ri, Shtoj i Ri, Zuesi, Shiroka e Zogaj, popullsia gjithsej 6930 banorë. Është përfshirë në NB «Perlat Rexhepi» më 1957. Ka drejtim kryesor vreshtarinë, pemëtarinë dhe perimtarinë. G. ka shkollë të mesme, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gruda E Re


[cite]