GRUPET E GJAKUT
✤ Veçori individuale biologjike e njeriut e formuar qysh në jetën embrionale, e trashëguar, e pavarur nga mosha e seksi dhe e pandryshuar gjatë gjithë jetës. G. e Gj. kushtëzohen nga prania e një lënde të veçantë me natyrë proteinike për secilin grup (aglutinogjeni) që gjendet në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut edhe në qelizat e indeve të tjera të organizmit.
Përcaktimi i parë i G. të Gj. është bërë më 1901. Studimet e mëtejshme sollën në krijimin e disa sistemeve për G. e Gj., si sistemet ABO, Rhesus, MNSs etj. G. e Gj. kanë rëndësi praktike për transfuzionin, mjekësinë ligjore, transplantimin e organeve, antropologjinë, gjenetikën etj. Përqindja e shpërndarjes së disa prej G. të Gj. në popullsinë e Shqipërisë është: për sistemin ABO: Grupi O (I) 40.1; grupi A (II) 36.3; grupi B (III) 17.5; grupi AB (IV) 6.0; për sistemin Rhesus: Rho (D) pozitiv 91.6; Rho (D) negativ 8.3; për sistemin MNSs:
M—
28.5, N—18.2, MN—53.2.
(A.Zh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Grupet E Gjakut
[cite]