GRUPET E PARTISË


GRUPET E PARTISË
✤ Forma organizimi të komunistëve, që ngrihen në reparte e brigada prodhimi etj., me vendim të organizatës-bazë, në ato raste kur organizata ka një numër të konsiderueshëm komunistësh dhe shihet e nevojshme për të realizuar më mirë rolin udhëheqës të Partisë. Komunistët që bëjnë pjesë në G. e P. janë anëtarë të organizatës-bazë dhe për tërë veprimtarinë e tyre dhe të G. të P. japin llogari para saj. Sipas Statutit të PPSH grupet e partisë ngrihen edhe në organet e zgjedhura të pushtetit popullor dhe të organizatave shoqërore (të Frontit Demokratik, të Bashkimeve Profesionale, të kooperativave dhe të organizatave të tjera shoqërore) kur ka jo më pak se 3 anëtarë partie. Grupet e Partisë në këto raste kanë për detyrë të forcojnë punën e Partisë dhe të shpien politikën e saj te njerëzit e paorganizuar në Parti, të forcojnë disiplinën e Partisë e të shtetit, të kontrollojnë zbatimin e udhëzimeve të Partisë. Për të kryer punën e vet grupi zgjedh një sekretar.

(G.De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grupet E Partisë


[cite]