GRUPI I TË RINJVE
✤ Grup komunist që u formua si fraksion në gjirin e Grupit Komunist të Korçës dhe doli si grup më vete, në fillim të vitit 1940. Grupi i «Të Rinjves e kishte qendrën në Tiranë. Ai kishte degë edhe në qytete të tjera, veçanërisht në Vlorë. Në krye të këtij grupi qëndronin anarkistët e trockistët Anastas Lulo e Sadik Premte. Përbërja e tij ishte heterogjene, më tepër kishte intelektualë me origjinë borgjeze e mikroborgjeze, studentë dhe fare pak punëtorë.
Grupi i «Të Rinjves nuk kishte formë organizative të përcaktuar mirë, ishte kundër aksioneve dhe punës me masat. Lidhja me masat konsiderohej si e dëmshme, pse rrezikonte kuadrot. Konspiraeioni ishte mbi baza jo të shëndosha, disiplina ishte e kalbur dhe konsistonte në zbatimin e urdhrave të kryetarëve. Familja konsiderohej prej grupit si institucion borgjez që duhej zhdukur.
Në Grupin e «Të Rinjve» nuk kishte unitet pikëpamjesh. Krerët zhvilluan në shkallë të gjerë oportunizmin. Ky grup nuk kishte pikëpamje të qarta politike për gjendjen e krijuar në vendin tonë pas pushtimit fashist. Krerët e grupit thoshin se në Shqipëri mungonte proletariatL nuk ekzistonte lufta e klasave, pra nuk kishte edhe një bazë për formimin e Partisë Komuniste, se fshatarësia ishte konservatore, reaksionare dhe nuk mund të bëhej aleate e klasës punëtore. Ashtu si edhe krerët e G.K. të Shkodrës ata mendonin se me pushtimin fashist do të zhvillohej kapitalizmi, do të rritej proletariati, do të forcoheshin lidhjet e punëtorëve shqiptarë me punëtorët italianë dhe kështu do të zhvillohej lufta e klasave e do të krijoheshin kushte për themelimin e partisë komuniste, e cila do të udhëhiqte luftën për socializëm. Me gjithë dobësitë e të metat e grupit, baza e tij ishte në përgjithësi e pastër, patriote, antizogiste, antifashiste dhe e donte komunizmin. Nën presionin e bazës, krerët e grupit u detyruan të merrnin pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të grupeve komuniste dhe të pranonin themelimin e PKSH. Krerët e Grupit të «Të Rinjve» dhe një pjesë e pasuesve të tyre degjeneruan në elementë antiparti dhe tradhtarë të Partisë e të popullit.
(N.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Grupi I Të Rinjve