GRUPI I ZJARRIT


GRUPI I ZJARRIT
✤ Grup antimarksist që u krijua nga fillimi i vitit 1936 në Athinë nga trockisti Andrea Zisi. Më 1939 Andrea Zisi erdhi në Shqipëri për të sabotuar lëvizjen komuniste dhe antifashiste. Ai formoi në Korçë një «komitet qendror» dhe në Tiranë e në Vlorë nga një «komitet qarkor». Platforma politike e këtij grupi të vetëquajtur «Partia Komuniste Shqiptares ishte krejtësisht antimarksiste dhe kundërrevolucionare. A.Zisi kishte shpikur një «teori» të re, sipas së eilës kalaja fashiste duhej marrë nga brenda, prandaj komunistët, në vend që të luftonin hapur kundër pushtuesve, duhej të shkriheshin në aparatin e tyre politik dhe administrativ. Këto pikëpamje u përqafuan edhe nga disa oficerë komunistë me nxitjen e Bedri Spahiut.

Pas krijimit të PKSH, Grupi i «Zjarrit» vazhdoi punën e vet armiqësore për të shkatërruar Partinë dhe për të sabotuar Luftën ANÇ. PKSH e luftoi dhe e demaskoi plotësisht këtë grup, i cili në fillim të marsit 1943 u likuidua krejt. Grushti i fundit iu dha atij me artikullin e shokut Enver Hoxha «Pak fjalë për disa shërbëtorë të fashizmit: Grupi i «Zjarrit», botuar në «Zërin e popullit» në janar 1943. Elementët e shëndoshë të këtij grupi braktisën rrugën e gabuar të tij dhe u bashkuan pa kushte me Partinë Komuniste të Shqipërisë.

(N.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grupi I Zjarrit


[cite]