GRUPI KOMUNIST I KORÇËS


GRUPI KOMUNIST I KORÇËS
✤ (1929-1941). Grupi i parë komunist shqiptar i krijuar në Korçë nga militantë si Miha Lako (shih), Pilo Peristeri (shih) etj. G.K.K. ishte një nga grupet kryesore të Lëvizjes Komuniste Shqiptare, në radhët e të cilit mbizotëronin punëtorët. Dha një ndihmesë të rëndësishme në luftën kundër regjimit zogist e imperializmit fashist si edhe për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. AZi Kelmendi (shih) e orientoi drejt G.K.K. duke synuar ta bënte mbështetje me , rëndësi ‘për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. G.K.K. përpunoi një vijë të drejtë politike dhe zhvilloi një veprimtari të frytshme për gërshetimin e formave ilegale dhe legale të luftës, e u orientua drejt edhe në planin taktik. Ai zhvilloi një veprimtari më të gjerë në klasën punëtore e në masat puncnjëse të qytetit. Më 1933 themeloi organizatën profesionale me emrin «Puna» (shih) si dhe shoqëri te tjera punëtore dhe i udhëhoqi këto në të gjithë veprimtarinë e tyre. Gur prove për veprimtarinë e tij u bë sidomos Demonstrata e Bukës (shih), e shkurtit 1936 që u zhvillua nën drejtimin e komunistëve.

G.K.K. ngriti dora-dorës nivelin ideologjik e politik të anëtarëve dhe zhvilloi me sukses luftën kundër pikëpamjeve e veprimtarisë së elementëve trockistë e antimarksistë si Zai Fundo, Niko Xoxi, Aristidh Qendro e të tjerë. Për edukimin teorik të komunistëve dhe përhapjen e ideve komuniste në masat, më 1938 grupi nxori organin e vet, revistën «Përpara» (shih). Idetë komuniste i përhapi edhe me anë të revistës legale demokratike «Bota e re» (shih) që doli në Korçë më 1936 dhe që gëzonte simpati të madhe në rrethet përparimtare të gjithë vendit.

Pas vitit 1937, duke u mbështetur në orientimet e Kominternit, G.K.K. zbatoi vijën e re të lëvizjes komuniste duke zhvilluar një veprimtari të dendur në masat me mjete legale dhe ilegale. Thelbi i kësaj vije u pasqyrua në programin minimal, ku parashikohej lufta për demokracinë dhe për mbrojtjen e vendit nga agresioni fashist. Grupi bëri disa përpjekje për krijimin e Frontit Popullor dhe pati disa arritje në këtë drejtim. Me gjithë veprimtarinë pozitive, komunistët e G.K.K. nuk mundën të dilnin nga guaska e lokalizmit dhe e sektarizmit, çka i pengoi ata ta shtrinin këtë veprimtari në të gjitha krahinat e të lidheshin sidomos me fshatarësinë dhe të shtonin radhët e tyre. G.K.K. dhe Grupi Komunist i Shkodrës (shih) u vunë në krye të masave popullore për të kundërshtuar agresionin fashist italian të 7 prillit 1939.

Pas pushtimit, për G.K.K. si dhe për gjithë lëvizjen komuniste shqiptare filloi një periudhë e re, ajo e përpjekjeve për bashkimin e grupeve me qëllim që të krijohej Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila do të organizonte dhe drejtonte luftën për çlirimin kombëtar. Detyrën e krijimit të saj e morën përsipër komunistët më të mirë e më të vendosur të grupeve. Më 1940 G.K.K. krijoi degën e vet në Tiranë, nën drejtimin e shokut Enver Hoxha, i cili u bë nismëtar për shkrirjen e grupeve komuniste dhe krijimin e PKSH.

(V.K.—N.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grupi Komunist I Korçës


[cite]