GRURI
✤ (Triticum L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes gramore (Graminaceae) vetëpllenuese, me sistem rrënjor xhufkor, me kërcell të drejtë fyl, të nyjëtuar e të lartë sipas llojit dhe kultivarëve, me gjethe të holla e të gjata, me lulesë kalli të përbërë nga 16-24 kallëza me ose pa hala që si rregull përmbajnë 3-5 lule hermafrodite. Bën frut kariops. G. në Evropë njihet që 5000-6000 vjet përpara. Në Shqipëri G. është kultivuar që në epokën e neolitit. Sot mbillen 2 lloje: G. i butë (Triticum aestivum L.) dhe G. i fortë (Triticum durum Desf.). G. është Uoji kryesor i drithërave (shih) dhe ka vlera të mëdha ushqimore. Kokrrat e G. përmbajnë rreth 11% proteina, . 1,5% . lëndë minerale, 1,5% yndyrë, 72% karbohidrate dhe 14% ujë, si dhe vitamina E, Bi, B2, Bs, kalcium, fosfor, kalium etj.
Mielli i G. përdoret për gatimin e bukës, për prodhimin e makaronave e brumërave. Në bujqësi vendin kryesor e zë G. i butë. Mbillet më tepër në rrethet Korçë, Lushnjë, Fier, Durrës etj. Sipërfaqj a e mbj ellë me G. më 1983 kundrejt v.1960 është rritur 2,3 herë dhe prodhimi 4,2 herë. Rritja e rendimenteve ka ardhur si rrjedhim i kushteve që krijoi bujqësia e kolektivizuar dhe e intensifikuar, duke futur agroteknikë të përparuar, mekanizimin, përdorimin e kultivarëve me aftësi të larta prodhuese dhe farërave elite, plehrat kimike etj. Nga 7kv/ha më 1938, në v. 1970 rendimenti mesatar ishte 15,4 kv/ha dhe më 1983 ishte 30,8 kv/ha. Në v.1983 në zonën fushore u mor një rendiment mesatar prej 41,3 kv/ha. Ekonomitë bujqësore që kanë marrë rendimente të larta janë të shumta, si: NB e Plasës, NB Maliq që në një sipërfaqe prej 5 ha ka marrë më 1982 117 kv/ha etj. Me krijimin e kultivarëve të rinj të G. merren Instituti i Kërkimeve Bujqësore të Lushnjës dhe Fakulteti i Agronomisë i ILB. Nga këto qendra janë krijuar kultivarë me rendiment mbi 80 kv/ha.
(Xh.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gruri