GURËT E ÇMUAR


GURËT E ÇMUAR
✤ Minerale të rralla e me vlerë, me fortësi të madhe, me ngjyra të bukura, zakonisht të tejdukshme e me shkëlqim vezullues, që gjenden shpesh në natyrë në trajtë kristalesh Ndahen në tri klasa: 1. Diamanti, rubini, safiri, smeraldi etj. 2. Topazi, berili, cirkoni, ametisti. 3. Agati, granatet, disteni, epidoti, opali etj. Përdoren si gurë zbukurimi e stolisjeje dhe për veshjen e objekteve artistike. Sot prodhohen edhe G. të Ç. artificialë. Në Shqipëri janë gjetur e kanë filluar të përdoren në prodhimet artistike disa lloje gurësh të çmuar, sidomos të grupit tcj kuarcit

si agati, opali, kalcedoni etj. (S.Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gurët E Çmuar


[cite]