GURI I BARBHË
✤ Fshat në rrethin e Matit (J), në rrëzë të shpateve V të Malit me Gropa, kufi me malësinë e Tiranës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Dars (shih). Përmendet që në shek.XV. Ishte pikë me rëndësi e rrugës që nisej nga deti për në Mat e Dihër. Këtu ndodhet Kalaja e Skënderbeut-Petralba. G. i B. është vendlindja e shkrimtarit Pjetër Budi (shih). Përmendej në të kaluarën për veshjen qytetare, për banesën endërmjetme midis tipit kullë e asaj qytetare, dhe si qendër e prodhimit të harutit. G. i Bishte ndër bazat kryesore të Luftës ANÇ. U çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Më 1969 u përfshi në koop. e bash”kuar «Zonja Çurre». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, pemëtarinë dhe rritjen e bagëtive të imëta. G. i B. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, muze, disa monumente kulturore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Guri I Barbhë
[cite]