GURI EMINE


GURI EMINE
✤ Veprimtare e shquar e ndërtimit socialist të vendit. Anëtare e KQ të PPSH (1976), sekretare e parë e Komitetit të

Partisë

të rrethit të Beratit (1979), zv. kryetare e Presidiumit të Kuvendit Popu’lor të RPSSH (1982). Ka lindur më 15.3.1937 në Kreshovë të rrethit të Përmetit në një familje të varfër fshatare. Që në moshë të re ka punuar si tornitore në uzinën «Enver» dhe më vonë në uzinën mekanike të Qytetit Stalin, ku u edukua dhe u kalit si revolucionare në gjirin e klasës punëtore. U dallua edhe si veprimtare shoqërore. Anëtare e PPSH më 1961. ‘ Në Kongresin VI të Partisë (1971) u zgjodh kandidate e KQ të PPSH. Si komuniste dhe kuadër ka luftuar kurdoherë për të zbatuar me besnikëri vijën marksiste-leniniste të Partisë dhe mësimet e sh. Enver Hoxha. Deputete në Kuvendin Popullor nga legjislatura e tetë (1974).

(S. V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guri Emine


[cite]