GURI I MUZHAQIT


GURI I MUZHAQIT
✤ Mal në malësinë e Çermenikës, në rrethin e Librazhdit, me lartësi 1663 m. Përbëhet nga gëlqerorë të mesozoit, të vendosur mbi flish. Në pjesën më të madhe shpatet e G. të M. janë të rrëpirta. Në drejtim të VP lidhet me malësinë e Martaneshit (shih). Kurrizi është pak i valëzuar, me forma të shumta karstike. ‘Ka shpella, disa prej të cilave kanë shërbyer si. vendstrehim për partizanët. Në njërën prej tyre në gusht të vitit 1943 u vendos edhe teknika për botimin e shtypit ilegal dhe të literaturës marksiste-leniniste të PKSH. Rreth G. të M. dalin burime të shumta që ushqejnë me ujë Rrapunin. Është i veshur me ah.

(P, Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guri I Muzhaqit


[cite]