(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1907, në Habilaj, Kavajë. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1993, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kavaja në Berat, Tepelenë, Porto Palermo, prej 15 marsit 1945 deri më 14 maj 1954. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 300-301
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]