Hani i GJON DUKGILAJT
Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, prodhime bylmeti si qumësht, gjalp, djathë i llojeve të ndryshme, djathë i skuqur, pulë fshati, mish fazani, mish gici, mish viçi, mish qingji dhe keci, mish derri të egër, mish lepuri të egër, mazë malsie me djathë të njomë dhe mazë malsie me fruta të thata, mjaltë, vezë fshati, kërpudha, sallatë tradicionale, tespiçe, fruta të freskëta të stinës dhe fruta të thata, raki dhe verë, etj.
Vendndodhja: Rruga: “Skenderbeg” Nr. 4 Shkodër
Cel: 00 355 68 20 86 056
Tel: 00 355 22 40 537
Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të akomodoheni në 10 dhoma plot me dritë dhe me shtretër komod. Oborri i shtëpisë është një relaks i vërtetë i mbushur plot me lule të bukura dhe shumëngjyrëshe, madje ka edhe një pus në mes të tij. Aktivitetet që mund të ndiqni janë të larmishme dhe të shumllojshme. Ato janë me karakter artistik dhe gastronomik.Të tilla janë festivali i sazeve, shfaqje të ndryshme teatrale, muzikë tradicionale, dita e bejteve, festivali i vajit të ullirit, etj. Ky han është njëkohësisht dhe një muze etnografik shumë i pasur me elemente dhe veshje të traditës. Çmimi: 25-30 euro fjetje për person duke përfshirë dhe dhomat familjare.