Hani i GJERGJ FRANIT
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i shkrirë, fërlik, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe komunikim në italisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe çati të rregullt. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha.
Vendndodhja: Lagja: “Maliaj” Vermosh
Cel: 00 38 267 595 512
Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të akomodoheni në 6 dhoma dhe në 24 shtretër. Çmimi është vetëm 25 euro i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.