Hani i NIKOLLË NAÇAJT

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djath lope, djath dele, gjalp, vezë, djath i zier, mish derri, mish qengji, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania, petullat dhe pite. të gjitha ushqime bio. Ofron për turistët shëtitje në Bjeshkë, gjueti dhe peshkim. Bujtina është e veçuar nga shtëpia e banimit dhe ka dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet. Është ndërtesë e re e veshur në pjesët e brendëshme e tëra me dru. Në oborrin e shtëpisë rriten pemë dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha.

Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të akomodoheni në 4 dhoma plot me dritë dhe në 9 shtretër. Çmimi është vetëm 25 euro i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën

Vendndodhja: Lagja: “Qendër” – Vermosh

Cel: 00 38 269 436 971

 

Hanet e Shqipërisë

[cite]