Hani i NIK DONIT
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpë, djathë, vezë, mish derri, mish qengji, patate, mazë, kos të freskët, etj., dhe të gjitha ushqime janë bio. Ka ekonomi ndihmëse nga e cila siguron ushqim të freskët, aq të kërkuar prej turistëve. Ofron shoqërim në mal, shëtitje në bjeshkë dhe peshkim. Bashkëpunon me agjensitë turistike. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi dhe një fasadë të këndshme. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë, molla dhe dardha.
Vendndodhja: Lagja: “Velipojë” Vermosh
Cel: 00 38 267 859 079
Ju mund të akomodoheni në 2 dhoma dhe në 6 shtretër. Çmimi është vetëm 30 euro, i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.