HARAÇI
✤ Detyrim që vilte shteti osman nga popuiisitë e vendeve të pushtuara për çdo njeri në veçanti, si dhe për tokën që u lihej në përdorim. Në trevat shqiptare termi H. u përdor për të treguar disa detyrime. Në radhë të parë H. ishte taksa për kokë ose xhizja (shih), që vilej nga të gjithë shtetasit jomyslimanë të Perando-* risë Osmane. E dyta, H. shprehte detyrimin që vilej nga fshatarësia për tokën që punonte. Ky detyrim përbëhej nga dy taksa: H. përpjesëtimor që merrej në natyrë prej prodhimeve bujqësore në masën nga e dhjeta deri në gjysmën e tyre, në përpjesëtim me pjellorinë e tokës; H. i detyruar që vilej në të holla nga çdo bashtinë e çiflig i fshatarëve raja në një sasi të caktuar :aksa e pendës). H. për tokën vilej si nga popullsia e krishterë, ashtu edhe nga ajo myslima~re^Në filiim të pushtimit osman të vendit H. quhej detyrimi vjetor që principatat vasale shqiptare i jepnin shtetit osman.

(S. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Haraçi


[cite]