HASËLLET


HASËLLET
✤ Bimë foragjere që mbillen kryesisht për njomishte. Përfshijnë një lloj bime ose bashkëshoqërime 2-4 llojesh të familjeve gramore, bishtajore, kryqore etj. Si H. mbillen sidomoa elbi, tërshëra, tritikalet, thekra, egjra shumëlulëshe, tërfili gushtak, bizelja, burxhaku, batha, urovi, koçkulla, lakra foragjere, perko (H. vjeshte) dhe misri, sorgumi, soja, fasulja qorre (H. pranverore). Këto bimë mbillen edhe në hamuIlore si ndërmjetëse, në periudhën midis dy bimëve të tjera gjatë qershor-shtatorit ose tetor-marsit; po ashtu mbillen midis kulturave drufrutore.

H. kanë aftësi të lartë prodhuese që mund të arrijë edhe 1000 kv/ha njomishte, periudhë rritjeje të shkurtër që lejon kositjen e parë edhe 60 ditë pas mbirjes, si edhe mundësinë e bashkërendimit të rritjes së 2-3 H. brenda vitit. H, janë parabimë të mira. PI. mbillen në tërë ekonomitë bujqësore, më shumë në ato të zonës së ngrohtë. Përdoren kryesisht si njomishte që kositen, përpunohen për silazh, bar të thatë, rniell vitamlnoz, etj.

(A. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hasëllet


[cite]