HASA MET
✤ (1929-1944). Pionier, partizan trim e guximtar, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Kërçukje të Ndroqit, rrethi i Tiranës, në një familje të varfër. Për arsye ekonomike i ati e shpërnguli familjen në Durrës, ku Meti në moshën 12-13 vjeçare u aktivizua si pionier për të shpërndarë trakte, si korrier etj. Duke kryer një detyrë luftarake, u kap në befasi nga nazistët gjermanë, qëndroi i papërkulur në tortura dhe nuk i dha asgjë armikut. Gjatë rrugës për në Tiranë mundi t’u shpëtonte rojave gjermane. U hodh në rreshtat partizane, në fillim në Batalionin III të Grupit të Pezës (1943). dhe pastaj në Batalionin IV të Brxgadës XXII S (1944). Në luftimet e ashpra që u zhvilluan kundër nazistëve gjermanë në Qafën e Peshves, Pukë, ra heroikisht në ballë të sulmit partizan, duke zënë me trupin e tij grykën e një mitralozi armik, më 4.11.1944.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hasa Met
[cite]