HEKURUDHA TIRANË-SHKODËR-HANI I HOTIT
✤ Hekurudhë me gjatësi 119 km që degëzohet ne Vorë, lidh zonën e Veriut të vendit dhe qendrat e banuara: Budull, Ishëm, Mamuras, Laç, Milot, Lezhë, Manati, Mjedë, Shkodër, Koplik, Bajzë. Ajo krijon mundësinë e lidhjes së rrjetit hekurudhor të Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit. Është ndërtuar në disa faza: Vorë-Laç (28 km, 19621963), Laç-Lezhë (22 km, 1980-1981), Lezhë-Shkodër (34 km, 1981) dhe Shkodër-Hani i Hotit (35 km, 1982-1984). Gjatë kësaj vije lidhen me degëzime Fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit, Fabrika e letrës në Lezhë etj. Për ndërtimin e hekurudhës deri në Shkodër janë bërë 375 vepra arti, u hap tuneli i Lezhës rreth 300 m, u ndërtuan ura hekurudhore dhe automobilistike mbi Mat dhe 15 stacione.
(P. Ça.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hekurudha Tiranë-Shkodër-Hani I Hotit
[cite]