HIDROTEKNIKA


HIDROTEKNIKA
✤ Degë e shkencës dhe e teknikës, e cila merret me studimet, projektimet dhe zbatimin e punimeve për ndërtimin e veprave që shërbejnë për shfrytëzimin e pasurive ujore në dobi të degëve të ndryshme të ekonomisë. Që të përdoren në mënyrë komplekse dhe të platë pasuritë ujore, ndërtohen vepra hidroteknike për shfrytëzimin e energjisë së ujit të lumenjve e përrenjve nëpërmjet HEC-eve, për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore nga vërshimet e lumenjve dhe nga gërryerjet, për furnizimin me ujë të pijshëm e industrial të qendrave të banuara dhe ndërmarrjeve ekonomike, për ndërtimin e porteve etj.

Kriteret teknike të H. janë njohur e zbatuar në vendin tonë që në kohët më të vjetra. Janë itë njohura kanalet ujitëse në rrethet e Pukës, Tropojës, Dibrës, Librazhdit, Tepelenës etj. me dhjetëra kilometra të gjata, të ndërtuara në zonat malore nën drejtimin e mjeshtërve popullorë. si shkencë mori zhvillim rtë vrullshëm vetëm pas Çlirimit të vendit. Janë ngritur shumë institucione arsimore e studimore-projektuese në fushën e H., si Laboratori i Kërkimeve Hidraulike, Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve të Veprave të Kullimit e të Ujitjes. Janë kryer studime hidroteknike për projektimin dhe ndërtimin e HEC-eve, veprave të kullimit dhe të ujitjes, digave, veprave ujitëse etj.

(J.Ç.-E.Gj.-Jkl.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidroteknika


[cite]