Himni Akathist

Himni Akathist

(greqisht: ακάθιστος ύμνος) Himni Akathist quhet shërbesa kushtuar Hyjlindëses. Përbëhet nga 24 tropare ku në përfundim psallim “Gëzohu o Nuse e panusëruar” dhe “Aliluja”. Në vitin 626 Hyjlindësja kishte shpëtuar qytetin prej sulmeve të persëve dhe avarëve, prandaj banorët e Kostandinopojës, u grumbulluan në kishën e Shën Marisë në Vllahernë, ku në shenjë mirënjohjeje e shpresëtarie psalën pa u ulur (Akathist) himnin falenderues të Hyjlindëses që u bë atë natë. “Përlufteshës Gjenerale, këngët mundëse..”. Ky himn, së bashku me disa tropare të tjera, si dhe gjithë përshëndetjet e Hyjlindëses që ishin bërë deri më atë kohë u quajtën “Himni Akathist” (sepse u psal në këmbë). Ky himn këndohet në të pesë të premtet e Kreshmëve të Mëdha.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]