Hirotonia

Hirotonia është misteri gjatë të cilit, si rezultat i vendosjes së duarve të episkopit në kokën e personit që do të hirotoniset, transmetohet te ky i fundit hiri i Shpirtit të Shenjtë, duke i dhënë kështu të drejtën për të kryer misteret e Shenjta, si edhe të kujdeset për kishën dhe të krishterët. Zoti kishte pas vetes shumë nxënës e pasues, si burra ashtu edhe gra, por të drejtën e një pushteti të veçantë ua dha vetëm dymbëdhjetë apostujve. Të zgjedhurit e Perëndisë u përhapën në të gjitha kombet me qëllim që të predikonin Ungjillin, të kryenin misteret e Shenjta, të emëronin drejtues kishtar në kishat që ata kishin themeluar. Hirotonisje quhet ofiqi më i lartë dhe më i veçantë që Zoti u dha apostujve dhe më pas ata ia trasmetuan të krishterëve të zgjedhur. Të hirotonisurit quhen klerikë, sepse u zgjodhën për t’i shërbyer kishës. Gradat e priftërisë janë tre: e episkopit, b) e priftit, c) e dhjakonit. Hirotonisjen e priftit dhe të dhjakonit, e kryen vetëm një episkop, ndërsa në hirotonisjen e episkopit duhet të marrin pjesë të paktën dy episkopë. Sipas traditës episkopi nuk martohet, ndërsa prifti dhe dhjakoni mund të martohen vetëm përpara misterit të hirotonisjes.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]