HISTORIA E SHQIPËRISË


HISTORIA E SHQIPËRISË
✤ Vepra e parë shkencore rërgjithësuese për historinë e Shqipërisë, e mbështetur në teorinë materialiste dialektike. Dy vëllimet e para (1959, 1965) u botuan nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë pranë UT, u hartuan nga një kolektiv autorësh me redaktorë përgjegjës Aleks Buda e Stefanaq Pollo. Vëllimi I trajton historinë prej kohëve të lashta deri në v. 1839, kurse i dyti përfshin periudhën prej v. 1839 deri më 1944. Botimi i ri i H. së Sh. u përgatit dhe u shpërnda si maket për iAkutim më 1973 nga Instituti i Historisë i .-AEdemisë së Shkencave. E ripunuar dhe e plorssuar, H. e Sh. në katër vëllime doli nga shtypi më 1983-1984, me redaktorë Aleks Buda, Selim lilami, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Luan Imari, Kristaq Prifti, Muin Çami, Stavri Naçi. ’ron Koka. Vëllimi I përfshin periudhën prej irhëve më të lashta deri në fillim të shek. XIX; v5L II trajton periudhën e Rilindjes Kombëtare fhe fillon prej viteve 30 të shek. XIX e mbyllet r= Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912; v=B. III fillon prej v. 1912 dhe mbaron me çlirfmin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë më 11 11.1944; vëll. IV trajton periudhën e ndërtimit srcialist (1944-1975). Vëllimet janë të pajisura me r—’e dhe aparat shkencor.

(S.Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Historia E Shqipërisë


[cite]