HISTORIA USHTARAKE


HISTORIA USHTARAKE
✤ Pjesë përbërëse e shkencës ushtarake që studion lindjen e zhvilli—e çështjeve ushtarake nga kohët e lashta zer; në ditët e sotme. Duke u mbështetur në mitjet e shkencës historike në tërësi, H. U. sbçiptare përfshin: historinë e luftërave, histo—f e artit ushtarak dhe historinë e armatimit, e forcave të armatosura dhe e llojeve të armëve e të shërhimeve. Një vend të rëndësishëm në H. U. shqiptare zë përshkrimi i luftërave të popuilit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut (shih) nga historianët shqiptarë, si Marin Barleti (shih) Fan Noli, (shih), etj. dhe një varg autorësh të huaj.

Fitorja e revolucionit popullor, triumfi i marksizëm-leninizmit në Shqipëri, kujdesi i vijueshëm i Partisë dhe i shokut Enver IToxha bënë që të hidhet një dritë e re mbi H. U. Trajtimi i historisë së luftërave të popullit shqiptar në dokumentet e PPSH dhe në veprat e shokut Enver Hoxha, në shkencat historike, hartimi i FListorisë së Luftës ANÇ të popirtlit shqiptar, Dokumentet e Shtabit e të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH (shih), historikët e formacioneve partizane, krijimi i Arkivit të Ushtrisë etj. janë një bazë e mirë për H. U. Ndihmesë të madhe për zhvillimin e pasurimin e H. U. përbëjnë vendimet e Plenumit V të KQ të PPSIT të vitit 1978, që brenda disa vjetësh të hartohet historia e artit ushtarak të popullit shqiptar. Rëndësia e studimit të IT. U. është e madhe. Ajo është një faktor i rëndësishëm për formimin ushtarak të të gjithë popullit ushtar. Ajo përhap kulturë ushtarake dhe një kulturë e tillë i jep kuadrit ushtarak një besim të madh në mendimet e vendimet e tij. Studimi i thellë i historisë së artit ushtarak armatos të gjitha pjesët përbërëse të shkencës ushtarake me dijet e nevojshme për argumentimin shkencor të përfundimeve e të perspektivave të zhvillimit të çështjeve ushtarake. Njohja e H. U. zhvillon atdhedashurinë, ndikon për edukimin politik e forcimin e moralit proletar dhe naihmon për kompaktësimin e njësive dhe të reparteve të Ushtrisë Popullore.

(P. R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Historia Ushtarake


[cite]