IDROMENO KOLË


IDROMENO KOLË
✤ (Nikollë, 1860-1939). Piktor i shquar i Rilindjes Kombëtare, fotograf dhe arkitekt, Piktor i Popullit. Lindi në Shkodër në familjen e një inxhinieri patriot të ikur prej Arte (Greqi) që ndiqej nga qeveria osmane. Që në moshë të vogël shfaqi prirje të dukshme për artet, që i lëvroi me nxitjen e fotografit Pjetër Marubi. Më 1876 shkoi në Venedik ku ndoqi për disa muaj Akademinë e Arteve e pastaj punoi pranë një piktori të vendit. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u kthye në atdhe dhe hyri në bandën e parë muzikore kombëtare, që zhvilloi veprimtari patriotike në Shkodër. Më 1877 u internua «si shqiptar» nga pushtuesit osmanë për një vit në Ulqin. Nga i ati pati përvetësuar njohuri inxhinierike që i plotësoi vetë. Është marrë me shumë profesione, ka punuar si skulptor, dekorator ‘teatri, inxhinier, zdrukthëtar etj. Mori pjesë gjallërisht në shumë veprimtari kulturore kombëtare, mbajti lidhje me figura të shquara të kohës si N.Mjeda, Palokë Kurti etj. Ishte një nga nismëtarët e së parës ekspozitë kolektive arti në Shkodër (1923) dhe pjesëmarrës në të parën ekspozitë kombëtare të «Arteve të thjeshta» në Tiranë (1931). K.I. kishte një studio fotografie dhe ka dhënë i pari shfaqje kinematografike në Siiqipëri (1912). U hë i njohur edhe jashtë Shqipërisë me veprat e paraqitura në ekspozitat ndërkombëtare të Budapestit (1900), të Nju-Jorkut (1939) etj.

K.I. krijoi në pikturë një radhë kompozimesh të karakterit etnografik («Dy rrugë» 1886, «Dasma shkodrane» 1920 etj.), disa dhe me subjekte fetare, por që japin me vërtetësi dhe përshkrim të përpiktë skena nga jeta e popullit. U shqua sidomos në pikturën e portretit («Malësori» etj). Kryevepra e tij dhe një nga veprat më të shquara të pikturës shqiptare është portreti i «Motrës Tone» (1883), një pasqyrim i thelluar e delikat me ngjyra të ngrohta i gruas shkodrane në psikologjinë e së cilës spikat edhe drama shoqërore e gruas së ndrydhur. K.I. është i pari në artin e ri shqiptar që trajtoi peizazhin («Oborr në Shkodrë» etj) dhe i hapi rrugën pikturës realiste laike. Tabiotë e tij kanë përmbajtje demokratike dhe karakteristika komhëtare dalluese. K.I. punoi për rregullimin urbanistik të Shkodrës në fillim të shek.XX dhe projektoi një radhë godinash publike, shoqërore e ‘ private. Është i pari skenograf në Shqipëri. Fotografitë e tij janë dokumente të kohës, të realizuara me ndjenjë artistike. Ai ka realizuar gjithashtu punime inxhinierike, si dhe prodhime të bukura dekorative në dru, hekur të rrahur e gur. K. I. është figura më e shquar e artit të Rilindjes Kombëtare. Vepra të pikturës së tij ruhen në galeritë e Arteve të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, në Muzeun Ateist të Shkodrës, fotografi e vizatime në Arkivin Qendror Shtetëror etj. (A.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Idromeno Kolë


[cite]