ILUMINIZMI NË SHQIPËRI
✤ Rrymë ideore përparimtare e përhapur në Evropën Perëndimore në periudhën e përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve borgjeze në shek.XVII e XVIII. Përfaqësuesit më të shquar të iluminizmit fitoren e rendit të ri shoqëror, që në thelb ishte fitorja e rendit kapitalist, e përfytyronin si triumf të arsyes, të arsimit, të shkencës mbi obskurantizmin e përhapur në mesjetë nga teologjia dhe skolastika.
I. hë Shqipëri lindi relativisht më vonë, në gjysmën e dytë të shek.XIX. Ai ka qenë karakteristikë për gjithë ideologjinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të përfaqësuesve të saj më të shquar, si Naum Veqilharxhi, Pashlto Vasa, ‘Jani Vreto, Naim Frashëri, Sami Frashëri. Kërkesën e përhapjes së arsimit dhe të dritës së diturisë si kusht i qytetërimit dhe i përparimit shoqëror ata e lidhin me kërkesën për shkrimin e gjuhës shqipe e hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Në këto rrethana iluminizmi i tyre merrte një përmbajtje të caktuar, patriotike. Për më tepër, përpjekjet dhe luftën për shkrimin e gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave kombëtare ata e bashkonin me luftën kundër pushtimit osman dhe intrigave e synimeve armiqësore të shovinistëve fqinjë. Në këto rrethana iluminizmi i tyre merrte dhe një përmbajtje të caktuar revolucionare. Është shumë kuptimplote që lufta për shkrimin e gjuhës shqipe, për hapjen e shkollave kombëtare, për përhapjen e diturisë pati plot martirë revolucionarë të shquar, si Naum Veqilharxhi (shih), Papa Kristo Negovani (shih), Petro Nini Luarasi (shih) etj.
(Z.Xh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Iluminizmi Në Shqipëri