IMPIANTET E FTOHJES


IMPIANTET E FTOHJES
✤ Pajisje për prodhimin e oksigjenit dhe të azotit me anën e lëngëzimit të ajrit. Para Çlirimit kishte vetëm një impiant në Durrës për lëngëzimin e ajrit dhe prodhimin e oksigjenit nga ajri. Pas Çlirimit më 1952 pranë Ndërmarrjes Kimike në Durrës u vu në funksionim një impiant i dytë: Fabrika e Oksigjenit, e projektuar dhe e ndërtuar me forcat tona. Sot vendi ka I. e F. si ai i Uzinës «Gogo Nushi» në Fier ku oksigjeni dhe azoti i prodhuar përdoren kryesisht në sintezën e amoniakut. Janë ndërtuar dhe janë vënë në shfrytëzim edhe katër I. F. në Elbasan. Një pjesë e oksigjenit të prodhuar prej tyre shkon për shkrirjen e çelikut, pjesa tjetër shkon në gjeneratorët për fitimin e gazit të sintezës. Oksigjeni i prodhuar si dhe sasi të vogla azoti ambalazhohet në bombola. Funksionojnë edhe disa impiante të vogla ftohjeje kryesisht për prodhimin e azotit të gaztë, i cili përdoret -për qëllime teknologjike.

(G.Gjy.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Impiantet E Ftohjes


[cite]