INBUSTRIA E LETRËS


INBUSTRIA E LETRËS
✤ Degë e ind. së rëndë që merret me prodhimin e celulozës, brumit drusor, letrës dhe kartonit. I. e L. është degë e re, që u zhvillua në Shqipëri pas viteve 60. Më 1965 u ngrit në Shkodër fabrika e letrës së ambalazhit për thasë çi~ mentoje, së cilës iu shtua më 1972 edhe një fabrikë tjetër e tillë. Po më 1965 u ngrit në Kavajë fabrika e parë për prodhimin e letrës për shtypshkrime, që përpunon drurin e ahut e të pishës si dhe kashtën e grurit. Më 1966 u vu në punë në Lushnje fabrika e letrës dhe e kartonit për ambalazh, që përpunon kashtën e grurit. Më 1971 e më 1979 u vunë në/’Shffytëzim në Tiranë dy fabrika të prodhimit fë kartopit të valëzuar për arka ambalazhi, që përpunojpë mbeturinat e letrës dhe të leckave të pambukta. Më 1978 u ngrit Fabrika e letrës në Lezhë (shih), më e madhja në vend, që prodhon letër shtypshkrimi e për gazetë nga përpunimi i drurit të pishës, bredhit dhe plepit. Më 1983 hyri në shfrytëzim Fabrika e letrës në La’ç, e projektuar me forcat tona, për prodhimin e letrave të holla të ambalazhit nga mbetjet teknologjike të drurit të pishës.

Për shfrytëzimin racional të lëndës së parë të vendit janë ngritur linja dhe reparte të reja, të projektuara me forcat tona si: linjat e prodhimit të kartonit. në fabrikat e letrës në Lushnje e Kavajë e të pllakave bituminoze në Lushnje, si dhe një linjë në Kavajë e një fabrikë e veçantë në Laç për prodhimin e lignosulfonateve të kalciumit, hekurit dhe kromit për nevojat e ind. së naftës, asaj mekanike dhe metalurgjisë. Në fabrikën e letrës në Kavajë po ngrihen reparte për prodhimin e kartonit fibër për këpucë, e letrës filtruese, e letrës ozolite etj.

Prodhimi i I. së L. më 1983 kundrejt v. 1970 është rritur rreth 3.8 herë. Prodhimi i letrës së shtypshkrimit, të ambalazhit dhe kartonit në pesëvjeçarin e gjashtë u rrit rreth 40%, ndërsa në pesëvjeçarin e shtatë do të rritet rreth 70%. Më 1984 u prodhuan 8500 tonë letër shkrimi e shtypi dhe 12.700 tonë karton e kartonçinë. Sot I. e L. siguron nevojat e vendit për letër e karton dhe një pjesë e tyre eksportohet. Në të ardhmen I. e L. do të zgjerojë prodhimin e derivateve të tjera të celulozës për nevojat e ind. kimike, tekstile etj. si dhe do të shtojë prodhimin e letrës dhe të kartonit të llojeve të ndryshme. (K.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Inbustria E Letrës


[cite]