INDUSTRIA E ÇIMENTOS
✤ Degë e ind. së marerialeve të ndërtimit që merret me prodhimin e çimentos. Fabrika e parë e çimentos në Shqipëri u ngrit më 1926 në Shkodër, kishte një furrë vertikale me aftësi 9000 tonë çimento në vit. Ajo mbeti e vetmja fabrikë e I. së Ç. para Çlirimit. zhvillim të shpejtë I. e Ç. mori pas Çlirimit, për të plotësuar nevojat gjithnjë në rritje të ndërtimeve. Më 1955 u ndërtua Fabrika e çimentos «V.I.Lenin» (shih) në Vlorë me linjë teknologjike me proces të njomë. Më 1963 u ndërtua me forcat tona pranë Kombinatit të materialeve të ndërtimit «Josif Pashko» në Tiranë një fabrikë çimentoje e pajisur me furrë vertikale. I. e Ç. u zhvillua me ritme të larta në vitet 60 e 70. Më 1966 filloi prodhimin fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, më 1968 fabrika e çimentos në Elbasan, ndërsa më 1972 dhe 1976 u bënë zgjerimet e këtyre dy fabrikave duke rritur aftësitë e tyre prodhuese përkatësisht 3 dhe 4 herë.
Krahas rritjes së sasisë së çimentos për plotësimin e nevojave të vendit dhe për eksportin, në I. e Ç. u bënë përmirësime të dukshme në teknologji e në cilësinë dhe llojet e prodhimeve. Përveç lëndëve të para tradicionale për prodhimin e çimentos si gëlqeror e deltinë filluan të përdoren edhe shtesa natyrore si tufe e qelq vullkanik, bramcë metalurgjie, hi nga TEC-et etj. Nga një markë çimentoje që prodhohej para Çlirimit, sot I. e Ç. prodhon mbi 10 Uoje çimentoje, me marka të larta deri 600 kg/cm2, si çimento speciale për puset e naftës, për ndërtime hidroteknike, antisulfate etj. Më 1984 u prodhuan 860.000 tonë çimento. Në krahasim me vitat 1938 e 1960 prodhimi i I. së Ç. është rritur përkatësisht mbi 95 herë dhe afro 12 herë.
(A.Pe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Çimentos