INDUSTRIA E LËKURËVE DHE E KËPUCËVE


INDUSTRIA E LËKURËVE DHE E KËPUCËVE
✤ Degë e ind. së lehtë që merret me përpunimin e lëkurëve dhe me prodhimin e këpucëve, të gëzofëve e të artikujve të tjerë prej lëkure.

Përpunimi zejtar i lëkuëve ka tradita të lashta në Shqipëri. Që në shek.XIV eksportoheshin lëkurë e gëzofë. Të njohura ishin punishtet e regjjes së lëkurëve në Shkodër, Berat, Korçë, Gjirokastër, Pejë, Prizren, Gjakovë, që përpunonin lëkurë për veshje, këpueë, pantofla, pajime kafshësh etj. Në gjysmën e dytë të shek.XIX u ngritën në Gjirokastër, Berat etj. manifaktura për regjjen e lëkurëve. Më 1897 në Gjirokastër n ngrit edhe një punishte me motor me avull. Disa fabrika të vogla para Çlirimit në Gjirokastër Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë prodhonin kryesishr meshin dhe disa lloje lëkurësh syprine. Lëkurër eksportoheshin gjysmë të përpunuara. Ka qenë i zhvilluar që në lashtësi edhe prodhimi zejtar i opingave dhe i këpueëve, si dhe zeja e saraçëve. Më 1936 në Korçë u ngrit një fabrikë e vogël, me rreth 100 punëtorë, për prodhimin e opingave, këpucëve dhe gallosheve.

Pas Çlirimit përpunimi i lëkurëve u përqendrua në 4 fabrika (Korçë, Gjirokastër, Shkodër. Vlorë), në të cilat u bënë rikonstruksione më 1948-1949, shtesa e përmirësime më 1959-1961. Më 1953 u vu në shfrytëzim në Vlorë fabrika e përpunimit të bimëve regjëse për nxjerrjen e ekstraktit të taninit. Më 1963 u ngrit fabrika për përpunimin dhe prodhimin e artikujve prej gëzofi. Më 1975 u ndërtua në Korçë një fabrikë e re lëkurësli. Sot ind. e lëkurëve prodhon të gjitha llojet e lëkurëve të përpunuara për nevojat e ind. së këpucëve dhe degëve të tjera të ekonomisë.

Këpucët filluan të prodhohen në shkallë industriale që me ngritjen e Fabrikës së këpucëve në Tiranë më 1947 dhe asaj të gomës më 1948 në Durrës. Më 1962-1963 u vunë në shfrytëzim 3 fabrika të reja këpucësh në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër. Sot ind. e këpucëve prodhon të gjitha llojet e këpucëve (shih) për nevojat e vendit me lëkurë natyrore e artificiale. Prodhimi i këpucëve më 1984 ishte 4.9 milion palë, duke u rritur 22.3 herë kundrejt v.1938, mbi 3.6 herë kundrejt v.1960 dhe afro 1.4 herë kundrejt v.1970.

(B.Gi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Lëkurëve Dhe E Këpucëve


[cite]