INDUSTRIA E LEHTË


INDUSTRIA E LEHTË
✤ Tërësia e nëndegëve të specializuara të ind. që prodhojnë mallra të përdorimit të gjerë. Përfshin nëndegë të tilla, si ind. tekstile, e lëkurës, e këpucëve, e gomës, e lëndëve plastike, e qelqit, e porcelanit, e prodhimeve artistike etj.

Populli ynë ka tradita të lashta në zejtarinë e tekstileve, poçerisë, drurit etj. Por para Çlirimit kishte vetëm disa punishte e fabrika të vogla si ato të pëlhurave në Shkodër, të trikotazhit në Korçë, të lëkurëve në Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë e Durrës, të cilat prodhonin shumë pak, me një teknikë të prapambetur ku mbizotëronte puna e dorës. Pas Çlirimit, me shtetëzimin e tyre, u krijuan kushte që I. e L. të zhvillohej me vrull mbi baza krejt të reja ekonomiko-shoqërore. Kujdes i veçantë iu kushtua ind. së mallrave të përdoriihlt të gjerë mbi bazën e lëndëve të para bujqësore, blegtorale e minerale të vendit. Krahas zhvillimit me përparësi të ind. së rëndë, u ngritën brenda një periudhe të shkurtër tre kombinate tekstili e trikotazhi, disa fabrika të lëkurëve, të këpucëve, të gomës, të lëndëve plastike, të qelqit, të porcelanit, të prodhimeve artistike, artikujve metalikë për përdorim të gjerë etj.

Sot I. e L. numëron me dhjetëra ndërmarrje e fabrika të pajisura me teknikë të re, një pjesë e të cilave janë projektuar, ndërtuar e pajisur me makineri të prodhuara në vend. Që më 1976 mbi 85% e nevojave të popullsisë për mallra të përdorimit të gjerë plotësohen me prodhimet e vendit. Vend të rëndësishëm në eksport zënë dhe prodhimet e I. së L. si veshjet (konfeksionet), trikotazhet, artikuj prej gëzofi, ato të galanterisë, prodhimet artistike etj. Në zhvillimin e I. së L. kanë dhënë ndihmesë Eleni Pashko, Kristaq Dollaku, Vita Adami, Vasil Balli, Islam Rusi etj. Më 1984 I. e L. dha një prodhlm të përgjithshëm industrial prej afro 2.7 miliardë lekësh. Ajo prodhoi afro 103 herë më shumë kundrejt v.1938, afro 5 herë më shumë kundrejt v.1960 dhe afro 2 herë më shumë kundrejt v.1970. Më 1985 prodhimi i I. së L. do të rritet 37-39% kundrejt v.1980. Për vënien në jetë të detyrës themelore që shtroi Kongresi i 8-të i PPSH që të bëhet një kthesë në prodhimin e mallrave të përdorimit të gjerë, janë bërë hapa përpara për ndryshimin e strukturës së artikujve që prodhon I. e L. në sasi, Ilojshmëri e cilësi, në përmirësimin e pamjes së jashtme, etiketimit dhe ambalazhimit. (M.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Lehtë


[cite]