INDUSTRIA E NAFTËS DHE E GAZIT


INDUSTRIA E NAFTËS DHE E GAZIT
✤ Degë e ind. së rëndë, që përfshin të gjitha punimet që kryhen për kërkimin, shpimin e puseve, nxjerrjen, grumbullimin, përgatitjen dhe transportin me tubacione të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre deri tek përdoruesit. Shfaqjet sipërfaqësore të naftës në tokën shqiptare njiheshin që në iashtësi. Duke filluar nga v. 1925, qeveria antipopullore e A.Zogut, u dha në koncesion shoqërive monopoliste italiane, franceze, angleze dhe amerikane një sipërfaqe prej rreth 380 mijë ha për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës. Më 1930 koncesionet mbeten vetëm në duart e shoqërive të ndryshme italiane (shih: AGIP, AIPA).

Nxjerrja e naftës (shih) nga vendburimi I Kuçovës gjatë Luftës II Botërore arriti më 1941 në 148 mijë tonë. Filluan edhe shpimet pranë fshatit Patos për vënien në shfrytëzim të këtij vendburimi, por pa ia arritur qëllimit. Çlirimi i vendit e gjeti I. e N. e të G. të shkatërruar dhe të grabitur. Qeveria Demokratike mori masa të menjëhershme për të rimëkëmbur vendburimin e Kuçovës duke caktuar një komisar të jashtëzakonshëm pranë AIPA-s dhe në janar 1945 vendburimi dhe tërë ind. e naftës u shtetëzua. Më 1946 u rimëkëmbën të gjitha impiantet, u vunë në punë puset për nxjerrjen e naftës dhe sondat për shpim. Në fillim të v. 1947 nisi puna edhe në vendburimin e Patosit, u shpuan edhe puset e para për shfrytëzim. Ky ishte i pari vendburim i konturuar dhe i vëna në shfrytëzim në pushtetin popullor, që për rreth 10 vjet mbajti peshën kryesore në nxjerrjen e naftës.

I. e N. dhe e G. është zhvilluar në mënyrë të pandërprerë nga një pesëvjeçar në tjetrin si një naftës dhe gazit në përdorues, janë ngritur impiante për ndarjen e ujit e gazit, si dhe një rrjet i tërë naftësjellësish dhe gazsjellësish (shih). Baza mekanike, me Uzinat e Q.Stalin dhe Patosit, prodhon pjesën dërrmuese të pajisjeve, të mekanizmave e të pjesëve të këmbimit, deri në sondat për shpime të thella. Zhvillojnë veprimtari dy institute për studime dhe projektime në fushën e kërkimeve dhe në atë të teknologjisë së naftës e gazit. Me mijëra specialistë të lartë e të mesëm janë përgatitur në shkollat e larta dhe të mesme të vendit. I. e N. dhe e G. është një degë e rëndësishme me perspektivë, e cila plotëson nevojat e vendit dhe jep produkte për eksportin. (R. Re.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Naftës Dhe E Gazit


[cite]