INDUSTRIA E QERAMIKËS


INDUSTRIA E QERAMIKËS
✤ Degë e ind. që përfshin prodhimin e qeramikës së ’riaërtimit, të përdorimit shtëpiak, të qeramikës teknike, artistike dhe të materialeve zjarrduruese.. Para Çlirimit qeramika prodhohej në mënyrë zejtare, ishte e zhvilluar poçeria (shih), kishte edhe disa fabrika të vogla për prodhimin e tullave dhe të tjegullave. Gjatë viteve të pushtetit popullor është ngritur një I. e Q. e fuqishme shumëdegëshe, që përfshin I. e tullave dhe të tjegullave (shih), të materialeve zjarrduruese, të qeramikës hidrosanitare etj. Ajo përdor lëndë të para vendi (deltinë, kaolinë, rërë kuarcore, kuarcit, magnezit, olivinit etj.). Prodhimet kryesore të I. së Q. janë: tullat, tjegullat, tubat e kanalizimit dhe të drenazhimit, artikujt hidrosanitarë e të përdorimit të gjerë, pllakat e majolikës, artikujt elektroteknikë e antiacidë dhe materialet zjarrduruese. Në proceset teknologjike përdoren presa hidraulike automatike, vakuum presa, roler formimi, konvejerë tharës, furra pjekjeje tunel e me shumë kanale etj. Prodhimi i tullave dhe i tjegullave më 1982 është rritur 21 herë kundrejt v.1950 dhe afro 2 herë kundrejt v.1960, prodhimi i tubave të drenimit më 1982 kundrejt v.1980 u rrit afro 2 herë, i enëve të kuzhinës prej qeramike më 1982 ishte 1,9 herë kundrejt v.1970 etj.

Qendrat kryesore janë: Kombinati i tullave dhe Fabrika e porcelanit në Tiranë, Ndërmarrja e materialeve të ndërtimit në Korçë, Fabrika e qeramikës në Kavajë dhe Uzina e materialeve zjarrduruese pranë kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë* në Elbasan etj. Në të ardhmen I. e Q. do të zhvillohet, duke shtuar lloje të reja prodhimesh, si porcelane, grese, materiale zjarrduruese etj. dhe duke ngritur disa fabrika të reja, si në Tiranë (qeramikë e hollë), Lushnjë (tulla). etj.

(Dh.Bezh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Qeramikës


[cite]